Banka gjermane “Deutsche Bank” pranoi të paguajë 75 milionë dollarë për viktimat e dhunuesit seksual Jeffrey Epstein, raportuan mediat amerikane të mërkurën.

Padia thekson se “Deutsche Bank” ishte në dijeni për rrjetin e vajzave të mitura të Epstein dhe lehtësonte tregtinë e skllevërve të bardhë.

“Deutsche Bank” menaxhoi paratë e Epstein deri në qershor 2019 dhe pagoi një gjobë prej 150 milionë dollarësh rregullatorëve të New Yorkut në 2020.

Për pretendime të ngjashme u akuzua edhe banka amerikane JP Morgan Chase.

Epstein vrau veten në një qeli burgu të New Yorkut në vitin 2019 ndërsa priste gjykimin për trafikim seksual.

Miliarderi ishte akuzuar më parë për ngacmim dhe abuzim seksual të të miturve si dhe për nxitje të tyre për t’u marrë me prostitucion.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re