Transmetuesi publik gjerman “Deutsche Welle” (DW) ka pushuar nga puna 5 gazetarë arabë, me pretendimet se kanë përdorur “terma antisemitike”.

Gazetarja palestineze, Maram Salim, një punonjëse e DW-së, shkroi në profilet e saj në rrjetet sociale se ishte shkarkuar padrejtësisht. Salim pretendon se DW e ka përdorur atë si një “qengj kurbani”.

“Publikimi im nuk përmbante asnjë deklaratë antisemite. Veprimi arbitrar i ndërmarrë ndaj meje buron nga konflikte dashakeqe dhe një sërë thashethemesh të rreme”, ka shkruar Salim.

Pasi deklaroi se “liria e shprehjes në Evropë është një iluzion”, ndaj saj nisi një hetim, tha Salim, duke thënë se liria e shprehjes dhe e mendimit në Evropë ishte vetëm një mashtrim.

Ajo nënvizoi se nuk përdori terma antisemite gjatë punës së saj dhe njoftoi se do të padisë DW-në.

Drejtori i Përgjithshëm i DW-së, Peter Limbourg konfirmoi në konferencën e djeshme për media se 5 gazetarë arabë janë pushuar nga puna ndërsa në rrjedhë është një hetim ndaj 8 të dyshuarve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re