Banorët e zonës së Kodrës së Priftit kanë dalë në një protestë sërish ditën e sotme ku kundërshtojnë shembjen e banesave që u është komunikuar si një devijim i projektit të Unazës.

Një prej protestuesve: Kam 26 vite që e kam ndërtuar shtëpinë, letra më vjen para dy javësh ku më thonin se nuk të bëhet legalizimi se të kap unaza. Unë kam hedhur letrat që në vitin 2006 dhe më thonin vazhdimisht është proces legalizimi. Sot nuk njihem si pronare në këtë shtëpi. Nuk e pranojmë shembjen e shtëpive se do na japin një banesë ndoshta për 2 vite dhe pastaj na nxjerrin jashtë. Po shkatërrohemi nuk flejmë asnjë natë. Deputetët nuk kanë ardhur fare, vetëm ua shohim surratin kur kërkojnë votat. Ajo Klotilda Ferhati. Peshku i madh të na mundë neve të vegjëlve? Dhe ne të mos flasim?

Një tjetër protestues: Edo shiko se po ta punojnë pas shpine, dikush nga lepuruashat e oborrit po punojnë prapa krahëve për të bërë popullin të pakqënaqur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re