Banorët e “Kodrës së Priftit” kanë protestuar ditën e sotme kundër njoftimit për shembjen e baneasave të tyre si pasojë e devijimit të projektit të “Unazës” që tashmë pritet të prekë të tjera banesa përveç atyre të Astirit.

Konkretisht bëhet fjalë për devijimin e projektit të Unazës ku mund të shemben më shumë se 40 banesa. Ndërsa njoftimi që kanë marrë ka qenë i ngjashëm me atë të banorëve të Laprakës apo të 5 majit pasi janë njoftuar së fundmi nga ARRSH. Ky projekt ka vazhduar në Astri, më pas do kalojnë në Paskuqan dhe do të shkojë deri në Kodrën e Priftit.

Një prej protestuesve: Kam 26 vite që e kam ndërtuar shtëpinë, letra më vjen para dy javësh ku më thonin se nuk të bëhet legalizimi se të kap unaza. Unë kam hedhur letrat që në vitin 2006 dhe më thonin vazhdimisht është proces legalizimi. Sot nuk njihem si pronare në këtë shtëpi. Nuk e pranojmë shembjen e shtëpive se do na japin një banesë ndoshta për 2 vite dhe pastaj na nxjerrin jashtë. Po shkatërrohemi nuk flejmë asnjë natë. Deputetët nuk kanë ardhur fare, vetëm ua shohim surratin kur kërkojnë votat. Ajo Klotilda Ferhati. Peshku i madh të na mundë neve të vegjëlve? Dhe ne të mos flasim?

Një tjetër protestues: Edo shiko se po ta punojnë pas shpine, dikush nga lepuruashat e oborrit po punojnë prapa krahëve për të bërë popullin të pakqënaqur.

Ndër të tjera, banorët kanë shtuar se nëse thirrjet e tyre nuk do merren parasysh, do të vazhdojnë protestat dhe nuk do heqin dorë nga kauza e tyre.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re