Skip to content

Devijimi i Unazës së Madhe/ Banorët e Tiranës protestojnë: Më shumë u dhimbsen kalamajtë e Ukrainës, sesa fëmijët tanë që u prishin shtëpitë

Ashtu siç ka ndodhur prej muajsh me rradhë edhe sot, banorët e 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit kanë dalë në protestë kundër shembjes së shtëpive të tyre në mënyrë që t’i hapet rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Kërkesa e përsëritur e banorëve është që qeveria, apo bashkia t’u ofrojë një kontratë të regullt, ku të kenë një banesë të siguruar në rast se shtëpitë aktuale shemben. Ndër të tjera, ata u ankuan duke thënë se e gjithë vëmendja ishte përqendruar tek Ukraina dhe tek fëmijët ukrainas duke lënë mënjanë fëmijët shqiptarë.

Një prej banorëve protestues: Më shumë i dhimbsen kalamajtë e Ukrainës sesa kalamajtë tanë që po u shemben shtëpitë këtu. Kur erdhën zgjedhjet, u bë shumë keq ai tha më është tremb Zaho. Ne duam një zgjidhje nuk kemi asgjë kundër atij. Presim vetëm një zgjidhjet.

Tjetër banor protestues: Kemi kontaktuar dy herë me kryetarin e bashkisë së Kamzës dhe ai ka thënë se askush nuk e ka pyetur për këtë projekt. Ky është gjenocid që po e bëjnë 10 veta, na prishin shtëpitë dhe na detyrojnë të largohemi nga Shqipëria. U bëj thirrje shqiptarëve të bëhen bashkë e të ngrihen në këmbë sepse me 10 oligarkë nuk bën para Shqipëria.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb