Skip to content

Devijohet projekti/ Banorët e Porto Romanos në Durrës dalin në protestë: Po na grabisin pronat! Kjo është vjedhje e pastër, nuk na kanë dorëzuar asnjë letër nga shteti…

Banorët e zonës së Porto Romanos, shumë pranë portit të ri, janë ngritur në protestë për një devijim të padrejtë projekti.

Punimet në zonën industriale janë kthyer në një problem serioz për afro 74 pronarë. Sipas tyre Kompania private “Geci” ka ndërhyrë në projekt duke bërë një devijim me pretekstin se po bën një rrugë të përkohshme në pronat private të qytetarëve. Pronarët shprehen se janë autokton dhe zotërojnë gjithë dokumentacionin përkatës që vërteton pronësinë e tyre.

“Firma na ka lajmëruar pa letra, na ka thënë që në tokën tuaj do të bëhet rrugë. Kemi që në datën 9 që kemi bërë denoncimin në polici, kanë që dje kanë ardhur gjithë këta policë siç e shikoni vetë. Duan të na marrin tokat. Llafi i këtyre që thonë se na ka rënë rruga p[or ne nuk kemi marrë nga shteti asnjë letër. Nuk ka asnjë projekt konkret apo shpronësim që prekemi nga rruga, pra kjo është vjedhje e pastër. I kemi gjithë certifikatat e pronësisë. Kemi bërë denoncimin na kanë thënë që ka kaluar cështja në prokurori dhe na kanë përcjellë me lezet”, tha banori i zonës.

Në fjalën e tyre qytetarët shprehen se e kanë ndjekur problemin edhe në rrugë ligjore por nuk kanë gjetur zgjidhje.

Problem për banorët është edhe fakti se nga kush është kontraktuar kjo firmë private dhe nga e gjen guximin të ndërhyjë në pronat e tyre.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb