Devijohet qarkullimi i automjeteve tek Unaza e re, ja si do të bëhet lëvizja nga dita e nesërme… (Harta)

unaza.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

 

Mbrëmjen e ditës së martë (nesër), do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se si do të ndryshojë qarkullimi i automjeteve nga Unaza e re dhe Yzberishti të cilat do të devijojnë në rrugën paralele ku janë të lidhura rrugicat ekzistuese.

Njoftimi i plotë i ARRSH:
Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.

Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë