Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të martë në fshatin Hoçisht të bashkisë Devoll, ku një 87-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në banesë.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari ka rënë aksidentalisht nga shkallët dhe ka pësuar plagë të rënda në kokë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.