Home SHQIPERIA Devoll, mollët shkojnë për lëng/ Breshëri dëmtoi në masë prodhimin, mungon edhe tregu 

Devoll, mollët shkojnë për lëng/ Breshëri dëmtoi në masë prodhimin, mungon edhe tregu 

0
Devoll, mollët shkojnë për lëng/ Breshëri dëmtoi në masë prodhimin, mungon edhe tregu 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

 

 

 

70% e mollëve në fushën e Devollit po shiten për industrinë e përpunimit të frutave. Një gjë e tillë ka ardhur për shkak të dëmtimit nga breshëri në përqindje të madhe të prodhimit të këtij viti.

 

 

 

Kjo ka bërë që vetëm 30% e mollëve të fermerëve të kësaj fushe të shitet si mollë konsumi, ndërkohë që pjesa tjetër po shitet për lëngje.

 

 

 

Fermerët thonë se kostoja e prodhimit për 1 kilogram mollë shkon nga 17 deri në 20 lekë/kg, ndërkohë që ata janë të detyruar ta sheshin për industrinë përpunuese në vendet e tjera me një çmim prej 3 lekësh kilogrami.

 

 

Mos shitja e prodhimit sipas tyre edhe për mungesë tregu ndodh prej tre vitesh.

 

 

Fermerët bëjnë me dije se nuk janë dëmshpërblyer për sipërfaqet e dëmtuara nga breshëri edhe në kushtet kur ka patur komisione për verifikimin e dëmeve nga ana e bashkisë së Devollit dhe Agjencia Rajonale e Ekstencionit Bujqësor Korçë.

Sinkrone

 

 

I kontaktuar kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro, ka bërë me dijë se janë verifikuar të gjitha sipërfaqet e dëmtuara dhe materialet janë dërguar tek ministria e linjës. Për kryebashkiakun Duro është shumë e rëndësishme që fermerët të aplikojnë për mbështetje financiare me qëllim mbulimin e pemëtoreve me rrjetat antibreshër, si dhe të sigurojnë sipërfaqet e tyre.

 

 

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë