Policia e Devollit aksion për evidentimin e rasteve të lojërave të fatit. Aksioni ka filluar mbrëmjen e sotme në bazë të planit të masave për parandalimin e këtij aktiviteti. Burime bëjnë me dije për Abc News se kontrollet janë ushtruar në disa lokale në Bilisht.

Forcat blu kanë shoqëruar deri më tani 7 persona, të cilët ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm. Ndërkohë që po merren në pyetje dhe do të shihet në vijim nëse do të ketë të arrestuar. Aksioni mësohet se do të vijojë edhe në vazhdim ndërsa pritet informacioni zyrtar nga policia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re