Përfshihet nga flakët një nga mjetet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Devoll.

 

 

Burime pranë kësaj njësie bëjnë me dije për Vizion Plus se mjeti kishte vite jashtë funksionit dhe ndodhej i parkuar në pjesën e pasme të godinës.

 

 

Është dashur ndërhyrja e Forcave të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë së Devollit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve para se të përfshinin edhe një mjet tjetër qe ndodhej i parkuar në afërsi të garazhdeve ngjitur me mjetin e djegur.

 

 

Burime paraprake thanë se zjarri në mjet mund të ketë qënë aksidental por grupi i hetimit të Komisariatit të Devollit po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa subjekteve pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re