Tomori arrin fitoren e parë sezonale në Pogradec në ndeshjen e parë të trajnerit Devolli. Skuadra beratase ka fituar në transfertë falë golit të shënuar nga Kingsli Ogbondike në pjesën e parë falë një goditjeje me kokë.

Skuadra beratase në pjesën e parë ka patur më shumë mundësi se vendasit por liqenorët dallojnë për kontrolln e topit.

Edhe në pjesën e dytë Tomori ia del të menaxhoj rezultatin duke sjellë tre pikë në Berat.

Kështu Tomori arrin fitoren e parë dhe ngjitet në kuotën e katër pikëve dhe tani pret dy ndeshje radhazi në shtëpi.

Trajneri Devolli kishte bërë disa lëvizje në formacion që sollën kështu edhe një efekt në skuadër duke u dhënë beratasve fitoren./Berati.TV

Pogradeci 0-1 Tomori

Shënues: Ogbondike 27’

Pogradeci: Mali, Hysnllari, Kasa, Pura, Pere, Lame, Shkullaku, Osmanllari, Ivani(Çela 70’), Pura(Bajraktari 76’), Topllari. Tr. F. Fetollari

Tomori: Kaloshi, Çaço(Dyca 65’), Beci, Mujkiç, Rodrigo, Mersini, Joti(Gega 76’), Koleci, Frajdej(Drabo 67’), Sharavolli, Ogbondike. Tr. B. Devolli

Kartonë të verdhë: Lame/ Ogbondike, Drabo, Rodrigo, Dyca

Gjyqtarë: O. Yzeiraj, N. Rrapaj, A. Topi(Patos)

Vëzhgues: F. Xhemalaj (Elbasan) ; Delegat: P. Haxhiaj (Tiranë)

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re