Masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit ka paralizuar gjysmën e Shqipërisë.

Një sërë institucionesh i janë nënshtruar dezinfektimit. Mëngjesin e sotëm mësohet se për shkak të një dezinfektimi të mjediseve nga ana e palës greke në Mavromat pika e kalimit kufitar në Qafë Botë është e mbyllur deri në orën 13.30 të ditës së sotme.

Ndërkohë ushtria dhe policia kanë dalë në rrugë në qytete të ndryshme për monitorimin e situatës dhe kontrollin e rreptë.

Ministria e shëndetësisë ka bërë thirrje për qëndrim në shtëpi, disa prej qyteteve i është ndaluar edhe qarkullimi me automjete private./abcnews.al

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re