Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të
Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela. Sipas tij kishin
kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një
personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.

Ngjela gjithashtu mendon se Kosova do ta presë si triumfues heroin e
saj Ramush Haradinaj pasi nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri
kaq të lartë.

Reagimi i Ngjelës

Ramush Haradinaj, burrë i vërtetë shteti dhe një shqiptar i madh.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër për të shkuar në
Gjykatën Speciale të Hagës si qytetar i thjeshtë, duke theksuar se:
“këtë e bëj për të ruajtur të paprekur dinjitetin dhe personalitetin e
shtetit të Kosovës”.

Kishin kaluar tash njëqind vjet që shqiptarët nuk e kishin parë një
personalitet të tillë atdhedashës, si rilindasit tanë të mëdhenj.Nuk ka kurrë një akuzë që të mundë një njeri kaq të lartë.Kosova do ta presë si triumfues heroin e saj Ramush Haradinaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re