Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Shkëlqim Leskaj, vijon të jetë në krye të detyrës edhe pas përplasjeve me kryebashkiakun Dritan Lelin, teksa ky i fundit nuk prnoi rikthimin e Leskajt në detyrë pasi kishte dhënë dorëheqjen.

Shkëlqim Leskaj dha dorëheqjen më datë 4 gusht dhe menjëherë pas kësaj mori leje të jashtëzakonshme, ndërsa kur u kthye, dorëheqja e tij nuk ishte protokolluar ende kështu që mori vendimin të tërhiqte dorëheqjen e tij të mëparshme. Ky veprim nuk u pranua nga kryebashkiaku Dritan Leli i cili e çoi çështjen në polici, ku të dy palët u paraqitën për të sqaruar problemin.

Ndërkohë ditën e sotme, Ujësjellës Kanalizime Vlorë publikoi deklaratën në të cilën thuhej se Shkqlqim Leskaj do të vazhdonte të ishte në krye të UKV dhe se akuzat ndaj tij ishin vetëm spekullime.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re