Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, është emëruar Ambasador në Zvicër.

Zyrtarizimi i kandidaturës së Dredhës si Ambasador në Zvicër pritet të kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave.

Kujtojmë se Dredha dha dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet.

Para dorëheqjes së Dredhës, dhanë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. (A2

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re