Skip to content

Dha dorëheqjen para se të dilte në Veting, KPA lë në fuqi vendimin për ta përjashtuar 15 vite gjyqtarin Agim Bendo

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë ne fuqi vendimin e KPK-së, për përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtesisë, ndaj ish gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo.

Kujtojmë se një vit më parë ish-gjyqtari dha dorëheqjen nga sistemi disa kohë përpara se të dilte përpara vetingut dhe për të KPK-ja ndërpreu vetingun duke e pëjashtuar nga sistemi për 15 vitet e ardhshme.

Bendo e paraqiti kërkesën e tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa më pas u pushuan dhe verifikimet ndaj tij nga ana e KPK-së.

Bendo ka gjykuar disa çështje të bujshme në historinë e drejtësisë shqiptare, nga 21 Janari te dosja Hakmarrja për Drejtësi, çështja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, etj.