Kamera e Fax News ka kapur momentin kur ish-kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sot po largohej nga ambjentet e institucionit.

Ardi Veliu dha dorëheqjen ditën e djeshme përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama ku thkesonte se largimi i tij nga detyra ka të bëjë me përkushtim më të madh ndaj familjes.

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e qeverisë ku ministri i brendshëm Bledi Çuçi e cilësoi punën e Veliut si performancë të shkëlqyer dhe se ajo duhet cuar para nga Gledis Nano i emëruar tashmë në postin e ri.

Gledis Nano i emëruar në vend të tij ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Mëngjesin e ditës së sotme, ambasadorët e trupës diplomatike të BE-së janë paraqitur në drejtorinë e Policisë së Shtetit. Ndërsa ky takim vjen në një moment kur Ardi Veli tashmë nuk është më në krye të policisë së shtetit.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re