Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jetë të mjekut, Arjan Pushit, për të cilin thotë se ishte një humbje e parakohshme.

Sipas diplomats amerikane, Pushi dha jetën teksa ishte në shërbim të të tjerëve duke shtuar se do të kujtohet si një hero.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero!”, shkruan Kim në Tëitter përkrah fotos së mjekuit të ndjerë që u nda nga jeta pasi nuk arriti dot të mbijetonte nga Covid-19.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re