Kryetari i bashkisë së Kamzës Rakip Suli ka inspektuar ditën e sotme një ndërtim, ku leja e së cilës është dhënë nga ish-kryetari Xhelal Mziu, brenda parkut të liqenit të Paskuqanit në kundërshtim me studimin urbanistik, pasi kjo hapësirë është zonë rekreacioni.

Në një deklaratë për median, kryebashkiaku Suli u shpreh se do të ngrejë një padi, kundrejt personave përgjegjës.

Sipas tij ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu ka dhënë më datë 29.07.2019, vetëm një ditë para zgjedhjeve, për një pronë në kundërshtim me studimin urbanistik, pasi është në shtratin e Liqenit të Paskuqanit.

“Kamza tani ka një mori problemesh, por do ti rendisim sipas problematikave dhe nga ato më emergjentet. Ish-kryebashkiaku ka dhënë një leje ndërtimi me datë 29.07.2019. 

Në bazë të një vendimi të nxjerrë në vitin 2013, e gjithë kjo pjesë është planifikuar për Park Kombëtar. 

Është menduar që kjo zonë të ishte një Park Kombëtar. Dhe mendohet se edhe bulevardi kryesor i Tiranës do të vijë këtu ku jemi. 

Është dhënë kjo leje ndërtimi, brenda këtij territori duke shkelur të gjitha ligjet. 

Ky është është një vendim kriminal i miratuar me datë 29.07. 2019. Qyetarëve nuk u bëhet legalizimi dhe nga ana tjetër këto japim leje. Madje kjo është një pjesë me ujë. Jemi duke dhënë leje ndërtimi në shtratin e liqenit.

 Brenda muajit është marrë leja e ndërtimit. Këtu mendohet do të bëhet një park për të gjithë qytetarët e Kamzës.

 Do të ngrihet padi për këtë çështje dhe për të gjithë personat përgjegjës.”- u shpreh Suli. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re