Presidenti Ilir Meta, tha se Edi Rama po shkatërron integrimin me atë që bën për zgjedhjet.

“Çfarë ka Rama me Marrëveshjen e 5 Qershorit? Çfarë ka me zgjedhjet e lira dhe të ndershme? A e do populli atë? A i dalin sondazhet fituese? Pse i shkatërron zgjedhjet,” tha Meta.

Ai deklaroi se ka dhënë dorëheqje vetëm për një rezolutë të Parlamentit Europian, që kërkonte president konsensual, kurse Rama nuk reagon edhe pse ka dhjetëra rezoluta nga Bundestagu gjerman.

“A e dini se kam dhënë dorëheqjen për një rezolutë të Parlamentit Europian, ku thuhet: Rekomandojmë që forcat politike të zgjedhin me konsensus presidentin për shkak të stabilitetit të vendit”.
“Forca ime kishte marrë disa mandate, që nuk ishin të ndershme, të cilat do i takonin PD-së dhe PS-së,” tha ai duke iu referuar ‘Dushkut’.

Sipas tij, ai kryeministër rrinte sa të donte, por dha dorëheqje për hir të integrimit.
“Fatos Nano donte me çdo kusht që të bëhej president, unë nuk ia kam dhënë këtë garanci, më ka ardhur edhe me një ambasador. I kam thënë nuk bëhesh dot president. I kam thënë që bëhu kryeministër dhe unë bëhem zëvendëskryeministër. U prisha me zotin Nano”, tha Meta, duke theksuar se integrimi nisi të ecte para.

Ai u shpreh se edhe formimi i LSI dhe rrotacioni i zgjedhjeve të vitit 2005 e çoi përpara integrimin.

“Në vitin 2006, pasi krijova një forcë politikë të re, vetëm rrotacioni dhe shpartallimi i bandave në vitin 2005, bëri që të firmosej MSA. Mali i Zi e firmosi në vitin 2007 dhe pas pesë vitesh firmosi negociatat. Serbia në vitin 2014 çeli negociatat. Ne ku jemi? Me këto akte kriminale që ka bërë Edi Rama ndaj zgjedhjeve, nuk bëhet fjalë as deri në zgjedhjet e tjera vetëm nëse ndodh një rotacion i përmasave të mëdha që i jep legjitimitet zgjedhjeve. Më thoni një rast kur Ilir Meta ka vonuar integrimin e Shqipërisë?” tha ai. “Tani u takon shqiptarëve të vendosin,” tha Meta në Syri Tv.

/faxweb