Jo një xhami klasike, godinë e dedikuar me minare, por një vendfalje për muslimanë, u hap në kompleksin e banimit “Magnet” te ish-Kompleksi Partizani, poshtë “21”-shit.

Nuk do kishte përbërë lajm ky fakt nëse nuk do qe aty prezenca e politikës, më saktë një prani dhe një impresion i shprehur nga investitori i ndërtimeve të atyashme, dhëndëri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

Ai e nis pikërisht me politikë, duke shkruar se  “faltorja në Magnet u përurua sot për besimtarët. Brezit të gjyshërve tanë komunizmi jua grabiti pronat dhe ndonëse nisën procesin e kthimit të pronës ata vdiqën e nuk gëzuan dot. Sot po gëzojmë pronën e te parëve që bënë sakrificat”.

Më pas shprehet me gjuhën e një besimtari i rregullt në xhami.

“Falënderojmë Zotin që na e mundësoi që të lëmë ca shenja që të jenë për shumë e shumë kohe edhe kur mos jemi më në këtë jetë”.

Jamarbër Malltezi veçon dizanjuesin e xhamisë, ish-ambasadorin shqiptar në Saudi në vitet e Berishës, Admir Banaj, teksa shkruan:

“Faleminderit Adi Banaj si promovues, kurator dhe koordinues i besimtarëve që donin të kontribuonin në vendfaljen për të nderuar e kënaqur të madhin Zot!

Falënderojmë disa dhjetëra besimtare që kontribuuan me bujari që kjo faltore të kurohej në çdo detaj nga Adi.

I lutemi Zotit të na pranojë këtë faltore si vend për të nderuar Zotin, si vend për promovimin e familjes dhe si qendër tolerance e dije”, shprehet ndër të tjera dhëndëri i Berishës, që kujtojmë, këto kohë po sulmon ashpër dhe vetë Erdoganin për mbështetjen e tij ndaj Ramës dhe jo vetëm kaq.

Më shumë, për faktin se po nis goditja nga rrjetit Gulen në Shqipëri, me të cilin përflitet se Berisha ka një lidhje edhe të drejpëdrejtë me të, afruar bashkë që në kohën kur qeveriste.

Kjo po reflektohet dhe në faktin e sulmeve të forta të Berishës ndaj Erdogani pas mbylljes së “Mehmet Akifit”, shkollë e kopësht bashkë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re