Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, publikoi sot një dokument në rrjetet sociale, ku tregonte se kishte fituar gjyqin në Itali, përballë Jamarbër Malltezit.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i këtij të fundit i cili në një reagim në rrjetet sociale, i drejtohet Ballës me gjuhë kërcënuese teksa shkruan “Të këshilloj mos ta përmendësh shumë se ti e di mirë sa e gjatë është rradha e atyre që janë gati të të japin një mësim më të mirë”.

Postimi i plotë i Malltezit:

Tualet, nuk desha te ta tund ne hunde kete punen e vendimit per keqardhje, po ti je si Shaban Qosja. 

Ti ske fituar asnje gjyq. Pasi refuzove 2000 euro, pranove 3000 euro, si cmim per mesimin qe me detyrove te te jap ne aeroport. 

Te keshilloj mos ta permendesh shume se ti e di mire sa e gjate eshte rradha e atyre qe pa i detyruar ti, jane gati te te japin nje mesim me te mire, pavaresisht nga cmimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re