Skip to content

Dhëndri Berishës në “gjurmët” e vjehrrit: Nuk shtyhet karantina pa pislliqet e Ramës

Vala e denigrimit ndaj infermierit Qazim Ismaili që ka shkuar drejt Italisë, përvec medias, ka prekur edhe zytarët e PD.

Eshtë Abi Malltezi, funksionar në PD dhe dhënder i Sali Berishës që komenton pas lajmit të publikuar se infermieri i nisur drejt Italisë është pompier në një pikë karburanti në Vorë.

“Nuk shtyhet karantina pa pisllëqet madhështore dhe groteske të Ramës. Eshtë për Guinness në fasadologji.

Pastaj e ka fajin media italiane që tallet se ka cu njerëz pa asnjë certifikim” shkruan Malltezi në rrjetet sociale.

54 vjecari Qazim Ismaili që po denigrohet në media, ka përfunduar shkollën e lartë të Infermierisë që në vitin 1993, sic tregon licensa e tij e infermierit .

Ministria vuri në dispozicion të medias certifikatën e tij nga Urdhëri i Infermierit pas fillimit të akuzave monstruoze ndaj tij, vetem pse kishte dale vullnetar per te shkuar ne Itali.