Sali Berisha ka heshtur deri më tani për vlerësimin e Ardian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke lënë Ilir Metën që t’i tregojë vendin “mafies ndërkombëtare”.

Por dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, duket se nuk e fsheh dot frikën dhe ka reaguar me disa komente kundër Dvoranit.

Kujtojmë që së fundmi Report TV ka publikuar disa investigime për privatizimin e kompleksit Partizani nga Malltezi, me ndihmën e Berishës, të cilat e bëjnë atë natyrisht atë të frikësuarin kryesor nga reforma në drejtësi.

Kjo, pasi nëse SPAk nis hetimet për këtë privatizim skandaloz, për dhëndrin e Berishës do të hapeshin telashe të mëdha, pse jo edhe qelia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re