Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ndërsa replikonte në rrjetet sociale me një gazetar, thotë se familja Berisha nuk mund të fitojë përballë Sorosit, që sipas tyre, qendron prapa vendimit të SHBA për shpalljen non grata të tyre.

Por Malltezi thotë se iu bën nder lufta që po bëjnë kundër Soros dhe që nuk janë blerë nga ai.

“Ka disa beteja qe edhe nese nuk i fiton te ben nder te perballesh.

Nuk fitoje dot kunder komunisteve dje ne diktature, por qendresa dhe perballja qe bene Zef Pllumbi e shume te tjere i ben heronj te mi.

Nuk fiton dot sot kunder Soros por te ben nder te qendrosh nga e verteta e jo t’i jargavitesh perfaqësuesve te tij vec pse kane para dhe mund te blejne kedo qe eshte ne shitje”, shkruan ai.

Në fakt, deklarata e tij duket paksa qesharake, po të kesh parasysh se bashkë me të shoqen, Argitën, kur kanë qenë studentë kanë marrë bursë nga Sorosi.

Ndoshta nuk e quajnë atë ndihmë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re