Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner pritet të mbajë një fjalim në Tiranë më 17 maj. Kushner do të flasë në pozicionin e CEO-s dhe themeluesit të kompanisë “Affinity Partners”.
Fjalimi është parashikuar të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit.
Sipas axhendës, pas fjalimit të tij do të flasë edhe kryeministri Edi Rama.
Kujtojmë që Tirana pret liderët evropiane për Samitin e Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 16 dhe 17 Maj.
Kujtojme qe pak muaj me pare, qeveria shqiptare i ka dhënë statusin e Investitorit Strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të SHBA, Donald Trump, që do të ndërtojë resortin luksoz.
Vlera e investimit të projektit turistik “Resorti turistik-Ishulli i Sazanit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 1.4 miliardë euro.
Projekti i investimit synohet të zhvillohet në ishullin e Sazanit, Bashkia Vlorë, i cili ka një sipërfaqe totale prej 562 ha dhe me një sipërfaqe ndërtimi prej 45 ha.