Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për media ka deklaruar se ndryshimet në ligjin e 2004 kishte pqë qëllim t’u jepte kohë pronarëve të përgatisnin dokumentet për të marrë pronat e tyre.

“Kthimi i pronave të grabitura nga regjimi këtyre familjeve ka nisur në vitin 95 dhe ata kanë marrë një pjesë të pronave të tyre, dhe ka vazhduar deri në 2009 me privatizimin.

Në amoralitet të plotë, për të mbështetur aludimit të tij të rremë, thonë që unë dhe reformën e pronësisë dhe reformave të tjera themelore të PD, përdorimin e letrave ,me vlerë, i paskam ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim pronar, i cili nga të dy gjyshërit, nuk ka marrë as 10% të asaj që i takojnë.

Sipas tyre, për këtë qëllim, amendova ligjin e 2004 dhe zgjata me një vit dorëzimin e dokumenteve për ish pronarët për të kërkuar pronat e tyre.

Po i pyes këta menderë zyrtare, po Fatos Nano që kishte zgjatur me dy vite afatin këtë ligj/ E bëri këtë për dhëndrin tim? Jeni turpi i ligjit, dhe keni moralin e Edvinit.

Ligji, nuk kishte për qëllim vetëm, shtyrjen e aftave por solli shumë risi të reja.

U vendos që të mos trajtoheshin kërkesa vetëm të bazuara në vendime gjyqësore, por të përdoreshin dokumente të gjera për të vërtetuar saktësisht pronësinë dhe origjinën e saj.

Në lidhje me shtyrjen e afatit, e kemi bërë sepse kishte shumë subjekte që nuk kishin dokumentet gati. Kjo është bërë dhe në 2008, për pronarët dhe për të përndjekurit politikë. Praktikë në rutinë.

Në këtë reformë, u parashikua dhe e drejtave për t’u paraqitur në gjykatë. Pra nëse administrata ia mohonte se i kishte kaluar afati, mund të shkonte në Gjykatë. Ligjoi i ri solli të drejtën e kompensimit. Ky kompensim do të bëhej në bazë të ligjit 9853. Kjo reformë në avokaturën e shtetit dhe drejtori të AKKP për të rishikuar vendimet e marra më parë që ishin në kundërshtim të hapur me ligjin. Ligji më parë u njihte të drejtën e kthimit të pasurisë së që ishin blerë më parë. Pra, mori fund ky absurditet”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha përmendi dhe Artan Lamen, ku u shpreh se ka zhdukur nga Kadastra 13 mijë tituj pronash nga Kadastra

“Komisioni i kthimit kompensimit të pronave në agjenci të kthim kompensim pronash është modeli që arriti në digjitalizimin e Kadastrës. Në këtë kadastër të digjitalizuar Artan Lame dhe hajdutët e tij kanë zhdukur 13 mijë tituj, me pretendimin se kishte spekulime. Fatmirësisht kishte një arkivë dhe do të japë llogari për çdo titull prone që ka vjedhur”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re