Nuk ka qenë as e para e as e fundit femër shqiptare që e ka lidhur jetën e saj me një të huaj.

Një grua nga Pogradeci,e cila jeton prej vitesh me një italian në Milano, tani është futur në historitë e kronikës.

Italiani kishte vënë në jetë një skemë të pastrimit të parave në Shqipëri.

Ai thuhet se ishte i hetuar edhe në shtetin fqinj për mashtrim financiar dhe falsifikim të markave të rrobave, ka transferuar rreth 200 mijë euro në llogaritë e gruas në Shqipëri, dhe me rreth 750 mijë euro të tjera kanë blerë apartamente e makina, në emër të nënës pensioniste të gruas së tij nga Pogradeci.

Paratë, italiani Francesco Cocilovo i ka transferuar nga kompania e tij e veshjeve “Gynarai Holdin Corps”, me seli në Panama, e cila konsiderohet si “parajse fiskale” nga një sërë organizmash ndërkombëtare.

Për të mos rënë në sy në bankat shqiptare, italiani ka transferuar paratë nga 10 mijë euro në llogaritë e Almanda Durollarit me qëllim që të mos monitorohen si transferta.

Almanda Durollari dhe bashkëjetuesi i saj italian, Francesco Cocilovo janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

Në një vështrim të bërë në profilet e tyre në rrjetet sociale, mund të shihet mjaft mirë që çifti bën një jetë shumë luksoze, të cilën nuk ngurojnë që ta ndajnë edhe me miqtë e tyre virtualë. Udhëtime në shtete të ndryshme, makina luksoze, udhëtime me jahte, veshje të shtrenjta janë fjalët kyçe kryesore që mund të përshkruajnë jetën në shtetin fqinj të Almandës dhe Francescos.

Referuar, po të njëjtit burim informacioni, duket se Almanda vite më parë ka qenë edhe modele.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re