Bashkia e Tiranës ka vendosur që dhënia e biçikletës të jetë tashmë e dedikuar edhe në një shkollë në kryeqytet.

Një procedurë prokurimi me objekt “Shkolla e biçikletave, për grup moshat 7-10 vjeç” tashmë ka kaluar të gjitha hallkat duke shpallur edhe fituesin për tenderin që kishte një fond limit 76.7 milionë lekë. Oferta fituese është 73.2 milionë lekë. Por çfarë parashikohet konkretisht në këtë procedurë?

Referuar dokumenteve Bashkia e Tiranës parashikon që të ndërtojë një shkollë biçikletash, e cila do të jetë në funksion për të gjitha grupmoshat 7-10 vjeç të cilët do të kenë mundësinë të mësojnë dhe praktikojnë dhënien e biçikletës.

“Shkolla e Biçikletave ndodhet pranë stadiumit Air Albania në një nga nyjet urbane më të rëndësishme në Tiranë. Sheshi i ndërtimit kufizohet në anën veriore me rrugën “Dervish Hima” dhe në anën lindore me rrugën “Sheh Ahmed Pazari” kurse në anën jugore kufizohet me kompleksin Ambasador 3 dhe në anën perëndimore me Stadiumin “Air Albania”. Struktura e realizimit të objektit do të jetë strukturë metalike në pjesën e mbitokës dhe strukturë beton arme në pjesën e nëntokës dhe veshja sipas projektit arkitektonik”, thuhet në dokumentet që shoqëronin procedurën.

Po kështu sipas Bashkisë së Tiranës parku i biçikletave zë një hapësirë prej 9977 m² ku 95.6% të sheshit zë hapësira e sistemimeve të jashtme ku janë propozuar hapësira rekreative, rruge kalimi, trotuare për këmbësore, trotuare për biçikleta.

Në zonë në pjesën e trotuareve ekzistuese nuk do ndryshohet gjelbërimi pasi që është në gjendje të mirë gjithashtu do shtohen dhe 21 lloje pemësh të tjera.

Sipas dokumenteve, në projektimin e shkollës është menduar që zgjidhjet arkitektonike janë të tilla që ofrojnë fleksibilitet duke arritur në të njëjtën kohë sigurinë në shkollë, e nga ana tjetër pas mësimit ambientet e saj të jenë lehtësisht të aksesueshme për orët e praktikes.

Ndërtesa është pjesë integrale parkut të biçikletave e cila do të shërbejë për informimin e aktiviteteve që do të kryhen në të si dhe zhvillimin e leksioneve me njohuritë bazë mbi biçikletën, mënyrën e ngasjes së saj si dhe njohjen e rregullove që lidhen me to.

Bashkia e Tiranës në faqen e saj të internetit i referohet Open Data për statistika duke nënvizuar se korsitë e biçikletave në kryeqytet zënë 2.6% të gjithë rrugëve urbane.

Aktualisht në kryeqytetet rrugët që ofrojnë një korsi të dedikuar për çiklistët janë:

  • Rr. e Durrësit
  • Rr. e Kavajës
  • Rr. Myslym Shyri
  • Rr. Muhamet Gjollesha
  • Rr. e Barrikadave
  • Rr. Dritan Hoxha
  • Rr. e Elbasanit
  • Blv. Zhan Dark
  • Blv. Gjergj Fishta
  • Blv. Dëshmorët e Kombit,
  • Sheshi Ëilson
  • Stadiumi Dinamo
  • Kryqëzimi i Komunës së Parisit
  • Zona e Selvisë
  • Pazari i Ri
  • Kinostudio
  • Kombinat. /Monitor

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re