Aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit, ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur me ligjin e kaluar në Kuvend së fundmi ku Parku Kombëtar i Butrintit do i jepet me koncesion fondit Amerikano-Shqiptar për ta menaxhuar.

Ai tha se vetë fakti që menjëherë pas mbledhjeve të ekspertëve për ta kundërshtuar këtë nismë, menjëherë qeveria e kaloi në Kuvend me një shumicë të thjeshtë të deputetëve të PS.

“Shqetësimi është real se çfarë po ndodh me ligjin që kaluan me shpëjtesi rrufe në parlament. Të shtunën ne bëmë një takim me ekspertë të fushës dhe të hënën morëm vesh që qeveria e kaloi me shpejtësi. Pra qeveria ka frikë, aty ku ka diçka, mundohen të kalojnë me shpejtësi si “skutha” me një shpejtësi të frikshme këto ligje. Kjo çështje duhej të diuskutohej me muaj madje sepse bëhet fjalë për një pasuri jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare.

Populli thotë djalli fshihet tek detajet, pra ligji në tërësi të vetë u kontestua nga përfaqësues të Shoqërisë Civile por u kalua me një shumicë të thjeshtë parlamentare. Ndërsa unë mendoj se ky duhet të ishte ligji më i rëndësishëm i Shqipërisë përsa i përket trashgëimisë kulturore. Mesa duket kleçka e këtij ligji qëndron në planifikimin prej shumë kohësh dhe ne kemi qenë në gjumë sepse nuk kemi kuptuar asgjë”– u shpreh Tepelena.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re