Rrexhep Rraja ka bërë “të fortin” duke dalë nga Gjykata e Krujës pasi u la “në burg”, duke përcjellë një mesazh për kreun demokrat Basha.

“Lulzim Basha ta provojë në votime, apo “do më njohë se kush jam”, kanë qenë fraza të dala nga goja e tij, në një gjendje nervoziteti nga vendimi i gjykatës.

Basha ishte i pari ndër zërat politikë që reagoi pas ndryshimit 180 gradë të dëshmisë në Xhisielës, ku kjo e fundit pranoi se kishte dhënë dëshmi të reme për dhunë të ushtruar ndaj saj nga Rraja. Sipas Bashës, nga kërcënimi i krimit, ajo u detyrua të tërhiqej.

Basha tha gjithashtu se deputeti Rrahman Rrahja përbën një bandë kriminale në zonë.       

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re