Jurgen Cipi, i riu 22-vjeçar, i cili prej vitesh vuante nga leucemia ka humbur betejën me këtë sëmundje. Vite më parë, ai u shtrua në një prej spitaleve të Milanos dhe fotografitë u shpërndanë kudo në rrjete sociale dhe emisione televizive ku kërkonin të ardhura për të ndjekur trajtimin e tij.

I gjithë rrjeti duket se ka shpërthyer në lot nga humbja e tij pasi ishte në lule të rinisë dhe la në gjysmë ëndrrën për tu bërë këngëtar. Cipi kishte publikuar projekte muzikore, por nuk e kishte arritur ende kulmin e karrierës pasi u detyrua të linte cdo angazhim për tu trajtuar për sëmundjen që kishte.

Miqtë e tij në rrjete sociale kanë bërë të ditur lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta.

Disa prej shkrimeve për të:

-“Dhimbje e madhe, helm e lot… Tronditet qyteti i Klosit, me këtë lajm tronditës dhe të papritur. Humbja e këtij djali që ne të gjithë e kemi njohur, dhe menduam do ta kemi pranë nesh jo se do të largohet nga ne përgjithmon.

Qofsh i xhenetit djalë i mirë! Ngushëllime familjes Çipi për humbjen e madhe të djalit tyre Jurgen Çipi! I paharruar do të mbetet gjithmon!”

-“Zoti te deshti prane vetes vlla , sepse engjejt i do atje jo ketu, nuk te la ne mesin tone , qofshe i xhenetit Jurgen”

-“Lajm shumë i rëndë. Dhimbje lot pafund. O zot durim familjes. Zoti ne xhenet”

-“Ti nuk u dorzove kurrë sdi pse u dorzove tani?! Shpresoja që do vije përseri pranë nesh Po Zoti të mori pranë vetes Na le një dhimbje shumë të madhe kusho Do na mungosh shumë U prehsh në Paqe. Qofsh i Parajsës”

-“Kendo me engjejt!!”

-“Dhimbje pa fund qe ska fjal ta pershkruaj qofsh i xhenetit Jurgen Cipi, zoti ta boft rrugen krejt lule,,zoti u tregua i padrejt me ty qe te mori kaq te ri ngushllime familjes zoti ju dhent forc”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re