Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e vaksinës Moderna kundër koronavirusit për fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç.

Vaksina merret në dy doza, 4 javë të ndara nga njëra-tjetra. Me miratimin e saj, edhe Komisioni Evropian pritet të zgjerojë përdorimin e Modernës tek të rinjtë.

Ekspertët argumentojnë se zgjerimi i vaksinimit tek fëmijët është i rëndësishëm tani që varianti Delta është i përhapur në Evropë dhe rastet po rriten ndjeshëm në disa zona.

Kjo është doza e dytë e vaksinës që miratohet për fëmijë pas vaksinës Pfizer. Derisa furnizimi me vaksina nëpër botë mbetet i vogël, shumica e botës ende ka vështirësi në imunizimin e të rriturve.

Rregullatorët e SHBA-së dhe në Evropë kanë bërë thirrje për kujdes pasi të dy vaksinat (Moderna dhe Pfizer) lidhen me një reagim ekstremisht të rrallë te adoleshentët dhe të rinjtë, që është dhimbje e gjoksit dhe inflamacion i zemrës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re