Në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë ku studionte  17 vjeçari Leandro Shametaj i cili  u përplas për vdekje  nga  një makinë e mërkura ishte ditë zie.

Një mesazh ngushëllimi në hyrje të shkollës dhe  një buqetë me lule në bankën e 17 vjeçarit.

Shokët dhe mësuesit e kujtojnë si një nga nxënësit më të mirë të shkollës.

Nxënës dhe mësues i janë bashkuar familjarëve  të 17  vjeçarit në lamtumirën e fundit.

Leandro Shametaj  po kthehej nga puna për në shtëpi me motor  kur është përplasur nga makina që  drejtohej nga  32 vjeçari  Haiti Bajramaj.

32 vjeçari u arrestua nga policia e cila tha  se  po  ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe  pas testeve rezultoi  në gjendje të dehur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re