Në ditën e dytë të grevës së urisë, disa nga gratë greviste te Uzinës së Ballshit kanë shfaqur probleme me tensionin. Por pavarësisht shqetësimeve, ato kanë këmbëngulur se nuk do të dalin nga greva deri në marrjen e një përgjigjeje për rrogat, pasi ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike.

 

E sikleteshme. Me probleme. Me tensionin. me alergjinë. Shumë keq. S’ka ku të vejë më keq.

Përderisa e morëm këtë vendim, do vazhdojmë akoma. Deri sa të na jepet një zgjidhje.

Gjendja është rënduar shumë. Sot jemi më të rënduara se dëgjojmë dhe ato fjalët që na vrasin. Nuk jemi gra të shou-t. Jemi specialistë. S’kishim medikamente.

 

Ndërkohë jashtë ambienteve, në mbështetje të grevistëve ishin edhe punonjës të tjerë të uzinës të cilët, për 18 ditë me radhë, qëndruan pa ushqim vetëm për të detyruar kompaninë të paguajë rrogat e prapambetura.

 

Deri më tani naftëtarët kanë zhvilluar raundin e parë të bisedimeve me firmën private, por nuk gjetën asnjë një zgjidhje konkrete