Kohët e fundit, nuk kemi pasur as përgjigje të mira për pyetjen se pse flemë, siç shpjegon pedagogu i UC Berkeley në neuroshkencën dhe psikologjinë, Matthew Walker, në librin e tij të fundit,  Pse flemë: Zbulimi i fuqisë së gjumit dhe ëndrrave.

Ne mund t’i kthejmë një përgjigje kësaj pyetjeje tani për tani. Ne e dimë se gjumi ndihmon sistemin imunitar, balancon nivelet e hormoneve, ul presionin e gjakut, pastron toksinat nga truri dhe më shumë…

Disa mite rreth gjumit:

Miti 1: Ju mund të bëheni person “mëngjesi”

Kaloni kohë të mjaftueshme në internet dhe me siguri do të hasni ndonjë version të “mund të arrini kaq shumë në qoftë se filloni të zgjoheni çdo ditë në orën  4:30 “. Studiuesit thonë se ndërkohë që shumica e njerëzve mund të rregullojnë orën e trupit në një farë mase, ka një kufi se sa mund të ndryshohet.

Miti 2: Ju mund të flini më pak se shtatë orë në ditë.

Nëse keni nevojë për një filxhan kafe në mëngjes për t’u ndier zgjuar, nuk keni marrë mjaftueshëm gjumë. Shkencëtarët, si Walker thonë se nëse doni të kuptoni se sa gjumë keni nevojë, duhet të kaloni rreth një javë duke i lënë vetes të bini në gjumë kur jeni të lodhur dhe pastaj zgjoheni natyrshëm, pa një alarm.

Njerëzit zakonisht flenë rreth shtatë deri në nëntë orë në ditë, por ka disa persona që për arsye biologjike duan të flenë më shumë ose disa të tjerë duan më pak. Njerëzit mendojnë se pasi flenë për disa ditë rreth pesë deri në gjashtë orë në ditë, ato fillojnë të ndihen “normalë”, por testet tregojnë se ato performojnë dobët.

Miti 3:  E vetmja pasojë në afatgjatë e të mos fjeturit është se ju do të ndiheni të lodhur.

Sipas Walker, gjumi ka disa përfitime të mëdha në shëndetin tuaj. Mos fjetja ka një sërë efektesh negative, duke përfshire probleme me memorien, rritet risku i kancerit, depresioni, ankthi dhe sëmundjet e zemrës.

Miti 4: Gërhitja është e bezdisshme, por nuk është problem.

Nëqoftëse ju gërhisni gjatë natës do të thotë se ju duhet të  kontrolloheni tek një mjek profesionist. Gërhitja është një tregues që tregon se ju po hasni një çrregullim gjumi, e cila në të ardhmen mund të shkaktojë të tjera probleme mjekësore.

Miti 5: Ju mund të flini në fundjavë.

Në qoftë se ju keni një javë që flini vonë e zgjoheni herët në mëngjes, ju mund të mendoni se mund ta zevëndësoni duke fjetur deri vonë të shtunave dhe të dielave Për fat të keq, si kronobiolog Till Roenneberg shpjegon në librin e tij “Koha e Brendshme: Chronotypes, Social Jet Lag” dhe “Pse je aq i lodhur”, është mirë që trupi juaj të mbajë një orar të qëndrueshëm. Duke fjetur shumë në fundjavë mund të bëjë që ju ta keni më të vështirë të flini gjatë javës.

Miti 6: Pilulat e gjumit mund t’ju ndihmojnë të flini.

Ekspertët e gjumit tregojnë se pavarësisht se cfarë mund të ndodhë pasi ju merrni një pilulë gjumi, ajo nuk është gjumë natyral. Madje ata thonë se njerëzit,të cilët marrin një pilulë gjumi nuk janë zgjuar ama nuk janë as në gjumë. Ata janë thjesht të qetësuar.

Miti 7: Eshtë më mirë të zgjoheni herët sesa të flini.

Aktiviteti sportiv është i rëndësishëm për shëndetin tuaj, madje do t’ju ndihmojë të flini më mirë. Por ekspertët thonë se nuk duhet të anashkalonin gjumin për të. Ju duhet gjumë i mjaftueshëm për të shëruar trupin nëse ju keni qenë duke u ushtruar. Aktiviteti sportiv është një proces, i cili mund të lëndojë trupin tuaj kështu që ju mund të ndiheni më mirë nëse qetësoheni.

Miti 8:Nuk ka problem të përdorni celularin tuaj natën nëse ju eleminoni dritën blu.

Ka një bindje se drita blu mund të na mbajë zgjuar. Në fakt, thjesht një kontroll i celularit përpara gjumit mund të na shkaktojë probleme gjumi.

Miti 9: Disa njerëz nuk shohin ëndrra.

Ju ndoshta mund të mos i mbani mend ëndrrat, por ju i shihni ato.  Ne ëndërrojme ato eksperienca dhe emocione qe kemi gjatë ditës. Sipas Walker, kjo është e rëndësishme si për shëndetin emocional dhe atë mendor. Ëndrrat janë gjithashtu të lidhura me zgjidhjen e problemeve dhe kreativitetin.

Miti 10: Në qoftë se zgjoheni në mes të natës, ju duhet të qëndroni në shtrat.

Nëse ju qëndroni të qetësoheni në shtrat, ekspertët thonë se ju mund të flini përsëri, por nëse kjo zgjat më shumë se 20 minuta atëherë bëni dicka ndryshe. Mund të evitoni kompjuterin, celularin ose televizorin, por mund të lexoni një libër ose të pini çaj. /f/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re