Dhjetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është ndaluar.  Shtetasit akuzohen për vepra penale të ndryshme nga dhuna në familje, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit, deri te sekuestrimi i lëndëve narkotike.

Ndërsa, është ndaluar dhe një 35-vjeçar, banues në Azerbajxhan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit 26 vjeç, dhe  27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin A. S.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin, 35 vjeç, banues në Azerbajxhan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

– 31 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;

–  35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi për motive të dobëta, në mënyrë të vazhdueshme ka kanosur me mesazhe, të dashurën e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– 31 vjeç, dhe 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e alkoolit;

– 26 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Krujë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetin e tij;

–  30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij si dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë;

–  26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridioksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re