Dhjetëra kolonë izraelitë hynë sot në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar.

Vakëfi Islam i Kudsit tha se 47 kolonë të mbështetur nga policia hynë me forcë këtë mëngjes përmes portës Al-Mugharbah.

Të dielën, 106 kolonë izraelitë hynë në vendin e shenjtë nën mbrojtjen e policisë.

Autoritetet izraelite lejojnë inkursione të kolonëve që nga viti 2003, krahas kundërshtimeve dhe paralajmërimeve të përsëritura nga autoritetet fetare palestineze, pasi vizitat provokojnë besimtarët.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ka qenë vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një lëvizje e cila kurrë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re