Dhjetëra kolonë izraelitë të shoqëruar nga efektivë të policisë hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa të Kudsit, njoftoi Autoriteti i Vakëfit Islam.

“Rreth 66 kolonë mësynë kompleksin mëngjesin e sotëm”, tha autoriteti, duke shtuar se në mesin e turmës ishte dhe Rabini Yehuda Glick, i njohur për thirrjet e tij për të intensifikuar sulmet e kolonëve hebrenjë.

Më shumë kolonë pritet të hyjnë në vendin e shenjtë më vonë gjatë ditës.

Që nga viti 2003, Izraeli ka lejuar kolonët në kompleks pothuajse çdo ditë, me përjashtim të premteve dhe të shtunave.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se aty ndodheshin dy tempujt hebrenj në kohërat antike.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967 ndërsa në vitin 1980 aneksoi të gjithë qytetin në një lëvizje e cila kurrë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re