Skip to content

Dhjetëra mijëra protestues përmbytin qendrën e Hong Kongut

p07kztr9

Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën sot në një park të madh dhe në rrugë në qendër të qytetit të Hong Kong-ut.

Policia lejoi të mbaheshin protesta në park, por protestuesit gjithashtu përmbytën rrugët fqinje për shkak të mungesës së hapësirës.

Trenat e pasagjerëve në Hong Kong nuk morën sot pasagjerë në stacione për shkak të turmave të mëdha të krijuara nga protestuesit.

Protestat masive pro-demokracisë në Hong Kong kanë vazhduar për dy muaj, dhe organizatorët e tubimir të sotëm njoftuan demonstrata paqësore dhe shpresojnë se trazirat e javës së kaluar në rrugë nuk do të përsëriten.

Edhe reshjet e dendura të shiut nuk i kanë penguar protestuesit që të dalin në rrugë, dhe organizatorët thanë se donin të tregonin sot se janë një popull i qetë, të cilët kërkojnë që Ligji për Ekstradimin të shfuqizohet zyrtarisht.

Ndër të tjera, protestuesit po kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e kryetarit të Hong Kong-ut, mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe hetimin e asaj që ata pretendojnë se është brutalitet policor ndaj protestuesve.