Më shumë se 40 vende i kanë bërë thirrje Kinës që të lejojë Komisionerin e KB për të Drejtat e Njeriut hyrjen urgjente në rajonin e Xinjiang, për të marrë parasysh raportet se më shumë se një milion njerëz atje janë burgosur ilegalisht, torturuar ose detyruar të punojnë.

Deklarata e përbashkët mbi Kinën u lexua para Këshillit të të Drejtave të Njeriut nga KB nga ambasadori kanadez Leslie Norton në emër të një numri vendesh, përfshirë Australinë, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Pekini zyrtar mohon të gjitha akuzat për abuzim me ujgurët dhe i përshkruan kampet si “qendra të formimit profesional”.

“Raportet e besueshme tregojnë se më shumë se një milion njerëz janë arrestuar në Xinjiang dhe se ka një mbikëqyrje të gjerë që synon në mënyrë proporcionale Ujgurët dhe anëtarët e pakicave të tjera, si dhe kufizime mbi liritë themelore dhe kulturën ujgure”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

“Ne i bëjmë thirrje Kinës që të lejojë vëzhgues të pavarur, përfshirë Komisionerin e Lartë, hyrje urgjente dhe të papenguar në Xinjiang,” shtoi deklarata, duke aluduar tek Komisionerja e Lartë e KB për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet.

Bachelet të hënën shprehu shpresën se do të arrihej një marrëveshje mbi kushtet e vizitës së saj në Kinë këtë vit, për shkak të shqyrtimit të raporteve të shkeljeve serioze të të drejtave të ujgurëve  muslimanë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re