Të paktën 41 persona u vranë dhe 45 u plagosën në një zjarr brenda një kishe në qytetin egjiptian të Gizës të dielën, thanë dy burime të sigurisë për Reuters.
Zjarri, që besohet të ketë ardhur nga instalime elektrike, shpërtheu ndërsa 5,000 besimtarë u mblodhën për meshë në kishën Abu Sifin në lagjen Imbaba, duke shkaktuar një trazirë, thanë burimet.
Të plagosurit u shtruan në spital, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit.
Zjarri, sipas autoriteteve, ende nuk është shuar në kishën që mban emrin e Shën Mërkurit të Cezaresë, i cili adhurohet nga koptët, komuniteti më i madh i krishterë në Lindjen e Mesme me 10 deri në 15 nga 103 milionë banorët e Egjiptit.
“Kam mobilizuar të gjitha shërbimet shtetërore për të siguruar që të gjitha masat janë marrë”, njoftoi presidenti Abdel Fatah al-Sisi në Facebook.
Në mars 2021, të paktën 20 njerëz vdiqën në një zjarr në një fabrikë tekstili në periferinë lindore të Kajros.
Në vitin 2020, dy zjarre spitalore morën jetën e katërmbëdhjetë pacientëve me COVID-19.