Dhjetëra ushtarë afganë që u larguan nga sulmi i talebanëve kaluan kufirin e Afganistanit dhe u strehuan në Taxhikistan.

Në një njoftim nga Komiteti Shtetëror i Sigurisë Kombëtare të Taxhikistanit thuhet se situata në kufi është e tensionuar për shkak të sulmit të talebanëve në pikën kufitare Shirhan në kufirin Taxhikistan-Afganistan, në provincën Kunduz të Afganistanit.

Në njoftim gjithashtu thuhet se 134 ushtarë nga forcat qeveritare afgane që ikën nga ky sulm nga talebanët shkuan në Taxhikistan.

“Rojet kufitare të Taxhikistanit në përputhje me parimet e njerëzimit dhe fqinjësisë së mirë lejuan ushtarët afganë të kalonin kufirin pa asnjë pengesë dhe të hyjnë në territorin e Taxhikistanit”, theksohet në njoftim.

Më tej, thuhet se në mesin e ushtarëve afganë që kaluan kufirin ishin katër të plagosur.

Pika kufitare Shirhan, është një pikë e rëndësishme tregtare dhe tranziti midis Taxhikistanit dhe Afganistanit, përmes së cilës kalojnë importet e Taxhikistanit nga Azia Jugore dhe Juglindore, përfshirë Pakistanin dhe Iranin.

Autoritetet afgane njoftuan dje se si rezultat i sulmit të talebanëve pika kufitare Shirhan është nën kontrollin e militantëve dhe se forcat e sigurisë janë larguar plotësisht nga zona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko