Në kuadër të reagimeve për helmimin e ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal në Britaninë e Madhe, për të cilin akuzohet Moska, dhjetëra vende të tjera, përveç saj, kanë dëbuar apo po planifikojnë të dëbojnë një numër të konsiderueshëm diplomatësh rusë.
Përveç vendeve europiane, SHBA ka kërkuar që 60 zyrtarë rusë të largohen nga vendi.
Kanadaja do të dëbojë katër, ndërsa Ukraina do të dëbojë 13 diplomatë rusë.
Australia do të dënojë dy të tillë.
Më poshtë vijon lista e vendeve europiane që kanë dëbuar apo do të dëbojnë diplomatë rusë:
Gjermania, katër diplomatë
Franca, katër diplomatë
Polonia, katër diplomatë
Republika Çeke, tre diplomatë
Lituania, tre diplomatë
Italia, dy diplomatë
Holanda, dy diplomatë
Danimarka, dy diplomatë
Spanja, dy diplomatë
Estonia, një diplomat
Letonia, një diplomat
Suedia, një diplomat
Rumania, një diplomat
Finlanda, një diplomat
Kroacia, një diplomat
Hungaria, një diplomat
Britania e Madhe ka dëbuar 23 diplomatë
Shqipëria, dy diplomatë
Maqedonia, një diplomat..net



