Skip to content

Dhjetra mjete të bllokuara në Qafën e Murrizit/ Shkak reshjet e borës

Dhjetra automjetete kanë mbetur të bllokuara në bajpasin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.

 

Situata është vështirësuar orët e fundit kur është rritur intensiteti i reshjeve të dëborës, çka ka bërë që borëpastrueset të mos e mbajnë nën kontroll.

 

Mjete të transportit publik dhe private kanë ngecur aty prej afro 1 ore ndërsa janë në pritje të hapjes së qarkullimit.

 

Po ashtu, mësohet se ka mjete që kanë dalë nga rruga për shkak se kanë rrëshkitur në dëborë.