Të paktën 59 persona kanë humbur jetën dhe 150 të tjerë u plagosën në një rrëmujë të madhe në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, pasi mijëra njerëz u mblodhën për të festuar Halloween.
Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrit Yongsan të Seulit, tha se numri i të vdekurve mund të rritet pasi punonjësit e urgjencës vazhduan të transportonin të lënduarit në spital pas përplasjes së turmës.
Policia konfirmoi se dhjetëra njerëzve iu dha ndihma e parë, ndërsa të tjerët u dërguan në spitalet shumë pranë vendit të ngjarjes
Qeveria metropolitane e Seulit lajmeroi banorët e zonës që të mbyllen në shtëpi pas kësaj ngjarje tragjike.
Mediat raportuan se incidenti ndodhi pasi një grup i madh njerëzish nxituan në një bar Itaewon pasi dëgjuan një person të famshëm të paidentifikuar të vizituar atje.
Mediat tregojne se rreth 100,000 njerëz u dyndën në Itaewon për festimet e Halloween, të cilat ishin më të mëdhatë në vitet pas lehtësimit të kufizimeve të COVID-19 në muajt e fundit.
Burimi: Al Jazeera
