Bojkotit të proçeseve gjyqësore në shenjë proteste për vrasjen e avokatit në Elbasan pak ditë më pare, i janë bashkuar edhe Dhoma e avokatisë në Fier.

 

Në fjalën e tij avokati Ylli Asimetaj është shprehur se ata nuk do të afrojnë asnjë shërbim avokatie me përjashtim të masave të sigurisë dhe asistencës ligjore për të mitur.

 

Avokatët fierakë kërkojnë  identifikimin dhe vënien para drejtësisë të  autorit të vrasjes së kolegut të tyre në Elbasan.

 

Protesta do të vijoj tre ditë .Në Dhomën e  avokatisë Fier janë të anëtarësuar rreth 80 avokatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re