Edhe Dhoma e Avokatisë në Shkodër është kundër hartës së re gjyqësore, pasi pretendon se është një vendim i pabazuar në ligj. Madje, kryetari i kësaj dhome, Anton Kosteri, tha se do të shihet edhe bojkotimi i masave të sigurimit në vazhdim, si një masë ekstreme që Këshilli i Ministrave të mos miratojë hartën e re gjyqësore.

Kosteri tha se ka zhgënjim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që nuk ka bërë asnjë ndryshim edhe pas takimeve që janë zhvilluar…

Anton Kosteri – Kryetar i Dhomës së Avokatisë Shkodër

I gjithë vendimi për ndryshimin e hartës gjyqësore për ne është i pabazuar në ligj. Së fundmi dua t’ju bëj me dije se në datën 19 maj të 2022, Këshilli i Europës në një rekomandim ka thënë në mënyrë të shprehur se zvogëlimi i numrit të gjykatave cënon aksesin në gjykatë. Siç e shihni Dhoma e Avokatisë në Shkodër është mbledhur dhe kavendosur bojkotin total të seancave gjyqësore me përjashtim të masave të sigurimit, për shkak të rëndësisë që ato mbartin. Por në të ardhmen edhe këto seanca mund të bojkotohen nëse situata është po e njëjtë. Kjo do jetë një masë ekstreme për të tërhequr vëmendjen e Këshillit të Ministrave. Ne shprehim zhgënjimin tonë nga KLGJ që pavarësisht tryezave ku është diskutuar mbi këtë çështje, nuk kabërë asnjë ndryshim. Me këtë vendim, duke pasur vështirësi në akses, qytetarët dekurajohen për të shkuar dhe për të kërkuar të drejtën e tyre.

Deklarata erdhi pas një mbledhje të avokatëve në gjykatën e shkallës së parë Shkodër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re