Edhe Dhoma e Avokatisë së Korçës ditën e sotme ka ndërprerë të gjitha seancat gjyqësore në të gjitha gjykatat e rrethit gjyqësor në Korçë.

 

Kryetari i kësaj dhome, Arben Lena ka bërë me dije se përjashtim bëjnë vetëm masat e sigurisë ku avokatët do të jenë të pranishëm, ndërkohë që bojkoti do të vijojë deri ditën e premte.

 

Vetëm ditën e sotme janë bojkotuar 37 seanca gjyqësore në të gjitha shkallët e gjykimit. Me shpresën se nga këshilli i lartë gjyqësor do të dalë me një tjetër vendim, në të kundërt protesta do të vijojë.

Dhoma e Avokatisë së Korçës ka më shumë se 280 avokatë të licensuar ndërsa vetëm 58 prej tyre ushtrojnë profesionin e avokatit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re